Një delegacion nga Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara të Amerikes do ta vizitojë Kosovën ku do të takohet me zyrtarë qeveritarë dhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Kongresmeni Bob Goodlatte nga Virginia, kryesues i Dhomës së Përfaqësuesve për Gjyqësorin, do ta udhëheqë delegacionin.

Delegacioni do ta takojë kryeministrin Isa Mustafa dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Vlen të theksohet se të enjten delegacioni i Kongresit Amerikan i kryesuar nga Bob Goodlatte është takuar me kreun e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, dhe me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, shkruan Express.

Gjatë këtij takimi që e pati dje në Shqipëri u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në vend me fokus të veçantë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme, avancimin e reformës zgjedhore, zbatimin e reformës në sistemin e drejtësisë, rritjen e buxhetit në fushën e mbrojtës në kuadër të NATO-s dhe forcimin e sundimit të ligjit dhe kredencialeve demokratike të Shqipërisë.

Pavarësisht sfidave dhe problemeve në vend, theksoi Meta, Shqipëria është e përkushtuar ndaj agjendës së saj euro-atlantike