Një shpërthim ndodhi në qendër të Romës dhe të paktën një makinë u dëmtua në shpërthim, sipas raporteve të medias lokale.

Megjithatë, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, së paku deri më tani nuk ka ndonjë informacion për ndonjë të lënduar.

View image on Twitter

Ka pasur raporte kontradiktore për vendin e saktë të shpërthimit, me disa media që thonë se shpërthimi ndodhi pranë një zyre postare, ndërsa burime të tjera raportojnë se ndodhi pranë ndërtesës së OKB.

Shpërthimi ka shkaktuar që zona të mbushet me tym. Ekipet e zjarrit dhe bombave kanë ardhur në vendin e ngjarjes, ndërsa policia ka rrethuar zonën.

Live