Fal suksesit të labelit të reperëve “Babastars”, ata janë shpërblyer prej YouTubes.

Këtë e ka bërë të ditur vet anëtari i labelit Getoar Selimi, i cili me këtë rast e ka zbuluar edhe shpërblimin.

Bëhet fjalë për butonin e argjendtë, të cilin ueb-faqja i ka ndarë me rastin e arritjes së 100 mijë ndjekësve të kanalit Babastars.

“Një silver play button nga YouTube për BABASTARS qysh kur kemi arrite shifrën 100.000 subcribers”, ka shkruar reperi në Facebook.

Ndryshe, anëtarët e këtij grupi kanë paralajmëruar një këngë të re të përbashkët, të cilët do ta publikojnë shumë shpejt.

Image